Pas polemikave të shumta në opinionin publik lidhur me Ligjin për gjuhën shqipe dhe pas ultimatumit të LR PDSH-së se nëse nuk miratohet brenda 100 ditëve do të largohet nga Qeveria, partneri tjetër i LSDM-se, BDI jep premtimin se ligji do të jetë për miratim në 100 ditëshin e parë. Zv/kryeministri Hazbi Lika megjithatë pranon se pas qeverisë ligji nuk do të shkojë në Kuvend, por së pari do ta shqyrtojë Komisioni i Venedikut./ Alsat-M