Muzeu i Alfabetit do të rikonstruohet plotësisht në vitin 2018 përmes IPA fondeve dhe nga buxheti i Qeverisë, tha zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëvësheshjes së Ohrit., Hazbi Lika në emisionin Click Plus në televizionin 21 .

“Vitin e ardhshëm do të kemi një rikonstruim të plotë të Muzeut të Alfabetit, sepse ky muze arriti të fitojë një projekt i cili do të financohet me 260 mijë euro nga ana e IPA fondeve, ndërsa ne si Qeveri nëpërmjet ministrisë së kulturës për pjesën tjetër për të cilat do të ketë nevojë ky muze do të jemi të gatshëm të ndihmojmë që të përfundojë gjithë rekonstruimi që ka të bëjë me këtë muze”, theksoi Lika.