Sekretarja e FRASH Liridona Emini ka bërë një reagim në profilin e saj në facebook kundrejt zv. kryeministrit Sadulla Duraku.

Në reagimin e saj zonjusha Emini ka shkruar:

“Gjenerata e re të kyçet direkt në veprim, mos të presë gati, të them pak më direkt. Tani ne jemi të gjeneratës sē vjetër, por nuk duhet të lëshohet vendi aq lehtë, duhet të bëhet sakrificë më e madhe”. – theksoi zëvendëskryeministri për sistem politik, Sadulla Duraku.

Zotëri të heqësh dorë nga privilegjet dhe pushteti nuk është e lehtë “ju kuptoj”. Mirëpo katandisja e shoqërisë deri në këtë nivel nuk është një “aksident” por produkt i një sistemi të tërë të “çimentuar” në rrjedhën e historisë së politikbërjes tuaj.

P.S. Të themi pak më direkt, tashmë gjenerata e re është kyçur në veprim dhe po sakrifikon për t’ua bërë gati plaçkat e pushtetit që vite të tëra ju kanë rrënduar mbi supe…