Femra si shtylla kryesore e shoqërisë , e cila lindë, rritë dhe edukon gjenerata duke dhënë më të mirën dhe maksimumin nga vetvetja dhe duke qenë sakrificë për familijen ajo nuk do të thotë se duhet të jet e kufizuar vetëm në veprime dhe detyra që kanë të bëjnë me familjen apo ushtrimin e ndonjë profesioni të caktuar .

Përkundrazi femra është dëshmuar si tejet e suksesshme edhe atëherë kur ju kanë dhënë detyra dhe përgjegjësi shumë të mëdha që kanë të bëjnë me shtetin , politikën dhe fusha tjera me rëndësi të mëdha . Unë besoj se fuqizimi, autonomia dhe përmirësimi i statusit social të gruas është hapi kryesor për zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror dhe për një qeveri transparente dhe të përgjegjshme.

Pa pjesëmarrjen aktive të grave në të gjitha nivelet e vendimarrjes ,qëllimet e barazisë, zhvillimit dhe paqës nuk mund të arrihen. Sigurisht duke u bazuar në moralin e lartë të gruas shqiptare,duke marrë shembuj nga atdhedashuria e Shote Galices,humanitetin e Nënë Terezes dhe guximin e Rozafës të tregohemi të forta dhe të moralshme duke mos shfrytëzuar bukurinë për të qenë pjes e posteve, por ato ti fitojm duke përdorur forcen e dijes,sinqeritetit dhe moralit të lartë.

Të mundohemi që gjithë potencialin e vetëdijes ta shfrytëzojm për ta rikthyer dinjitetin, moralin e gruas shqiptare në Maqedoni. Do të krijojm frymë të re në këtë vend do ti tregojm botës se edhe femra shqiptare din të udhëheq dhe të bën ndryshime në përfaqësimin e drejtë në pozitat vendimarrëse të një shteti.