Ish-ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, i cili u dënua për rastin e 27 prillit, është liruar sot me kusht, konfirmoi për MIA-n drejtori i Burgut të Shtipit, Dejan Zdravkov. Çavkov u lirua nga Burgu i Shtipit sot rreth orës 10:00, transmeton Portalb.mk.
Ish-ministri i Brendshëm, Çavkov, po vuante dënimin me burg në Burgun e Shtipit.
Çavkov u dënua me 18 vjet burg për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” në lidhje me ngjarjet e dhunshme në Parlament më 27 prill 2017.
Institucionet kompetente thanë se janë përmbushur se kushtet ligjore për lirimin e tij të parakohshëm.
Gjatë vuajtjes së dënimit, pretendohet se pati disa probleme shëndetësore, për këtë arsye ishte në pezullim të dënimit për një periudhë të caktuar.
Kohët e fundit, Gjykata Themelore Penale ia uli dënimin me burg, ashtu si dhe shumicës së të dënuarve të tjerë në të njëjtin rast.
Çavkov vazhdon të kërkojë rigjykim, duke vlerësuar se procesi ishte i manipuluar politikisht.
Kujtojmë se nga dhuna e 27 prillit në Kuvend, u lënduan mbi 100 persona në mesin e tyre edhe deputetë dhe gazetarë. Ndër deputetët më së shumti që kanë qenë të lënduar ka qenë Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, Zoran Zaev i LSDM-së, Oliver Spasovski dhe deputetë të tjerë të LSDM-së.

