Me rritjen e tarifave të rrymës në masë prej 15.4 % nga 1 prilli. Nuk përjashtohet edhe mundësia që çmimi i bukës të ketë përsëri luhatje.

Nga 550 euro sa ishte, tashmë çmimi për një ton miell ka rënë në 420 euro.

Megjithkëtë, kosovarët mund të paguajnë më pak për miellin, por jo edhe për bukën.

Aktualisht, ky produkt esencial shitet me çmim 0.50 euro nëpër furrat e vendit.

Mosndryshimin e çmimit, furrtarët në kryeqytet e arsyetojnë me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

Bile, me rritjen e tarifave të rrymës në masë prej 15.4 për qind nga 1 prilli, nuk përjashtohet edhe mundësia që edhe çmimi i bukës të ketë përsëri luhatje.

Këtë paralajmërim nuk po e mirëpresin qytetarët.

Por dikujt nuk po i duket shifër e lartë vlera aktuale monetare e bukës.

Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu shprehet se rritja e çmimit të energjisë do të sjell edhe efekte negative.

Kurse, ish-kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku e sheh të domosdoshme që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë të gjej zgjidhje.

Nga Ministria e Tregtisë gjatë ditës nuk dhanë një qëndrim por ministri i Financave, Hekuran Murati akuzoi LDK-në për këto cmime.

“Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, arsyetoi Murati, e për të cilën më pas mori një përgjigje nga deputetja Hykmete Bajrami e LDK-së.

Ish ministrja e Tregtisë ftoi qeverinë që t’i ndalë ankesat dhe të kryejë punën sipas mandatit të dhënë.