Sergio Aguero është veç lojtari i fundit që nuk po arrin ta bind Pep Guardiola, apo ky i fundit po zgjedh dikë tjetër para tij.
 Në karrierën prej trajneri, spanjolli në disa skuadra ka lënë në banka rezervë fillimisht e pastaj i ka larguar nga skuadra shumë yje të futbollit, që në skuadra tjera u rikthyen në lider të padiskutueshëm.

Mjafton që fillimisht që përmendin emrin e Zlatan Ibrahimovic, i cili po shkëlqen në Premierligë te Manchester United në moshën 35 vjeçare, ndërsa në kulmin e karrierës së tij, nuk e pati bindur Guardiolan te Barcelona, i cili e bleu për ta shitur pas një viti.

Fatin e njëjtë po e përjeton Aguero, vendin e të cilit e ka zënë një 19 vjeçar i ardhur nga Brazili, Gabriel Jesus.

‘DailyMail’ ka bërë një listë me futbollistë e mëdhenj që u injoruan nga Guardilola, duke shtirë në atë listë emra si Ronaldinho, Deco, Samuel Eto’o,  Zlatan Ibrahimovic, Mario Mandzukic, Mario Gotze, Joe Hart, Yaya Toure dhe së fundi Sergio Aguero.