Enntuziazmi në kampin e koalicionit PAN pas nënshkrimit të marrëveshjes me AKR-në është zbehur vetëm pak orë pas zyrtarizimit në villen e Behgjet Pacollit në Hajvali.

Burime të lajmi.net brenda Listës Serbe thonë se ata janë kundër votimit të qeverisë në krye me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Arsyeja është numri i ministrive të ndara për Listën tonë. Në marrëveshjen paraprake, lista kishte negociuar edhe Ministrinë e Bujqësisë, por tani ajo i është ndarë AKR-së”, thonë burimet.

Në ndërkohë, Lista Serbe do të konsultohet me Beogradin, megjithatë shtojnë burimet, brenda Listës ekziston fryma për largimin nga marrëveshja.