Liverpooli është shumë afër të arrij rekordin e mbajtur nga Manchester City për më shumë fitore radhazi në Ligën Premier.

Reds arritën të marrin një fitore të vështirë, por shumë të madhe ndaj Leicester Cityt me rezultat 2-1.

Kjo fitore ishte e tetë me radhë në po kaq ndeshje të zhvilluara deri më tani në Ligën Premier këtë sezon për Liverpoolin.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha pasi Reds vijnë nga një seri më e gjatë e fitoreve, të cilat i patën edhe nga sezoni i kaluar.

Me këtë fitore ndaj Dhelprave, Liverpooli ka arritur në serinë e 17 fitoreve radhazi në Ligën Premier duke qenë shumë afër rekordit.

Rekordi për më shumë fitore radhazi në kampionatin elitar anglez mbahet nga Manchester City, që kishin 18 fitore radhazi nga gushti deri në dhjetor të 2017.

Liverpooli këtë rekord mund të barazojë në javën e ardhshme, në takimin e tyre në udhëtim te Old Trafford te rivali i urryer, Manchester United.