Banorët e fshatit Llabunishtë të Strugës, ankohen për shkurtimin e rrugës që lidh vendbanimin e tyre me “kasollet e Labunishtës”.

Bëhet fjalë për rrugë në gjatësi prej 6km që ishte paraparë të ndërtohej në tërësi, por kjo nuk u bë.

Autoritetet komunale të Strugës do të ndërtojnë rrugë prej 4km edhe pse rruga është pregaditur dhe tamponuar për gjatësi më të madhe, pra 6 kilometra.

Ngel të shihet se si do të zhvillohet ngjarja, por rruga prej 4 kilometra nuk është e pranueshmë për Llaunishtarët të cilët thonë se pjesa e ngelur prej 2 kilometra do të bëhët problematike gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit kur ka shumë të rreshura të shiut dhe borës dhe nuk do të mundet të qarkullojnë nëpër baltë dhe lloç.

Autoritetet lokale duhet të përgjigjen për kërkesën e Llabunishtarëve.