I pari i TV Sitel, Dragan Pavloviç – Llatas në intervistën “Nga këndi ynë”  në TVM1 ka theksuar se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk mundet që në një afat të shkurtër të sjellë vendime që janë në të mirë të partisë së tij, pavarësisht se a bëhet fjalë për koalicionim me VMRO-DPMNE, për shkak se sipas tij, ka përballë një lobi të fortë prej tre nënkryetarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në parti, që siç theksoi ata janë të fortë, bëjnë punësime dhe ndajnë tendere në komunat që qeverisin.

“Dhe tani ata në parti kanë njerëz të tyre që janë të varur nga ta. Ahmeti nuk mund ti eliminojë për 20- 30 ditë këto ndikime, i duhet kohë. Dhe po të bëjë koalicionim me VMRO, nuk mund ta bëj shpejt, ai nuk ka zgjidhur me grupin që është kundër tij, që është i fuqishëm. Nga ana tjetër i lëshon këtë treshe, që kanë fletëanëtarësi rezerve në LSDM, pra Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta, që të negociojnë me LSDM”, theksoi Llatas.  Ai parashtroi pyetje se nënkryetarja e LSDM Sheqerinska a i ka dorëzuar kopjet e bisedave telefonike që i kanë për Ali Ahmetin, si ato private, politike dhe intime, për Musa Xhaferrin dhe të tjera që me vullnet të mirë ti dorëzohen kësaj partie. “LSDM po i mban për gushe, për shkak se i kanë bisedat e tyre telefonike, bisedat private personale, e kanë Prokurorinë Speciale e cila mund ta ndjekë Ahmetin për Maxhar Telekomin,..” theksoi Llatas. Sipas tij, LSDM nuk mund të zgjidh dygjuhësinë, për shkak se ajo varet nga votat e VMRO-DPMNE.