PPS insiston që kryeredaktorit të TV Sitel, Dragan Pavloviçit ti shqiptohet masa e paraburgimit. Ai është i dyshuar në rastin “Total” për fshehje të tatimit. PPS kërkonte paraburgim, por këshilli penal nga njësiti i Shkupit e refuzoi kërkesën dhe i shqiptoi Latasit vetëm masën për kujdes. Para këshillit penal të Gjykatës së Apelit, prokurorët e PPS-së, Gavril Bubevski dhe Stevço Donev shprehën dyshim se Latasi mund të largohet dhe të vazhdojë me kryerjen e aktiviteteve kriminale.

“Mendoj se në këtë fazë të procedurës, për këtë të akuzuar, masa e tillë është e domosdoshme që të mund rasti të zhvillohet dhe të mbarohet me sukses. duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat, pastaj edhe faktin se ai gjatë tëre kohës komunikon dhe udhëton jashtë vendit”, tha Bubevski.

Mbrojtja e tij siguronte se ai nuk do të largohet, ndërsa në mbrojtje të tij ai u shpreh:

“Nuk mendoj se kam merituar paraburgim për shkak se kam bashkëpunuar me PPS-në gjatë procedurës. Pasaporta më duhet për udhëtime për punë dhe jo për pushime”, tha Dragan Pavloviç – Llatas.

Këshilli penal në Gjykatën e Apelit i shqyrtoi edhe ankesat e vëllezërve të tij Zvezdan dhe Srxhan Palvoviç të cilët janë të akuzuar për fshehje të tatimit në rastin Barishjta. Mbrojtja e tyre pohonte se ata janë “të humbur” në këtë akuzë. Por në agjendën e Gjykatës së Apelit sot u gjet edhe ankesa e koleges së tij Ivona Talevska. Edhe ajo kërkonte që ti kthehet pasaporta për shkak të udhëtimeve për punë të cilat ajo tha se nuk do ti keqpërdorë. Nga PPS u shprehën se dyshojnë se në rast se ka udhëtime të shpeshta do të zvaritet procedura.

Gjykata e Apelit e shqyrtoi ankesën e PPS-së pas mos caktimit të masës së paraburgimit të cilën e kërkuan ata për Gjoko Popovskin, ish ndihmës ministër për furnizime publike në MPB, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës së tij në rastin “300”. Prokurorët e PPS mendojnë se i akuzuari mund të largohet duke pasur parasysh rëndësinë e krimit për të cilin është ngarkuar dhe dëmi prej 28 milion denarësh që i është bërë buxhetit shtetëror, por mbrojtja përsëri pohonte se pretendimet për rrezik nga arratisja janë të pa bazë.

VMRO-DPMNE sot doli me pres konferencë ku iu drejtua gjykatësve të këshillave penal.

“Kërksea e PPS-së për paraburgim të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së bëhet vetëm që të kryhet shtypje ndaj gjykatësve që të mos e shfuqizojnë vendimin e gjykatës së shkallës së parë për masat për marrjen e pasaportës dhe paraqitjen në gjykatë një herë në javë, të cilat për SDS/PPS janë shumë të vlefshme për vazhdimin e kampanjës negative kundër VMRO-DPMNE-së”, tha Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.

Para gjykatësve të Gjyqit të Apelit u gjendën edhe ankesat e të akuzuarve për rastin Tarifa për të cilët njësiti i Shkupit e pranoi kërkesën e PPS-së dhe iu shqiptoi masa për përkujdes. Afati për sjelljen e vendimit të Këshillave Penal në Gjykatën e Apelit në Shkup është 48 orë prej momentit që e marrin lëndën.