Me qëllim të garantimit të kushteve të sigurta për qëndrim dhe shfrytëzim të shërbimeve në objektet gastronomike, hotele, motele, autokampe Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë (LOE) në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë jep certifikatë ndërkombëtare për siguri “Safety Travel Stamp” përkatësisht “Shenjë për turizëm të sigurt”.

Me këtë certifikatë të njohur ndërkombëtare, siç thonë nga oda, konfirmohet se objektet në tërësi I zbatojnë, respektojnë dhe praktikojnë rekomandimet vendore dhe botërore për preventive dhe mbrojtje nga përhapja e virusit Kovid-19 që krijon siguri tek mysafirët e vendit dhe të huaj.

“Në kohë të pandemisë, me masa restriktive për udhëtim dhe frikë të përhershme për shëndetin e vet, turizmi dhe hotelieria janë një nga industritë më të goditura posaçërisht kur bëhet fjalë për udhëtim ndërkombëtar. Është shumë me rëndësi të binden turistët se Maqedonia është destinacion I sigurt turistik, me protokolle adekuate të cilat garantojnë qëndrim dhe udhëtim të sigurt. Shenjë për turizëm të sigurt si certifikatë e njohur ndërkombëtare, është mu ajo që do të na ndihmojë ta përçojmë porosinë se jemi destinacion I sigurt dhe do ta kthejmë vendin në hartën turistike të Evropës, deklaroi Vlladimir Gramatikov, kryetar I Odës turistike-hotelierike, duke potencuar se tani nevojitet implementim I shpejtë I kësaj certificate dhe promovim I saj në vend dhe jashtë vendit.

Certifikatën mund ta marrin tur-operatorët dhe agjencitë turistike, autokampet, restorantet, kafeteritë, hotelet, motelet dhe llojet e tjera të turizmit alternative. Aplikimi për marrje të certificates bëhet përmes platformës së internetit https://safetravels.gov.mk, ku subjekti I interesuar juridik parashtron kërkesë për marrje të certifikatës.

Autorizimin për implementim të “Shenjës për turizëm të sigurt” dhe protokolle për udhëtim të sigurt e jep Këshilli botëror për turizëm (WTTC), ndërsa në vendin tonë implementohet me mbështetje të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambasadës zvicerane.

Përfitim kryesor nga vendosja e kësaj “Safety Travel Stamp” është ai që do ta nxisë turizmin vendor dhe do ta rrisë besimin për vendin tonë si destinacion tek turistët e huaj. Certifikata u mundëson turistëve njohje më të lehtë të kompanive dhe destinacioneve të cilat punojnë sipas protokolleve të standardizuara globale për mbrojtje nga Kovid-19.

Me vendosjen e kësaj certificate ndikohet edhe në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e sektorit turistik-hotelierik si gjenerator I rritjes dhe zhvillimit ekonomik.