Lorik Cana ka dalë hapur në mbështetje të faktorit shqiptar në Maqedoni, duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishëm për këtë vend. Përmes një videoje, të bërë në funksion të organizatës joqeveritare “Don’t you 20% me”, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi ka dhënë mbështetjen e tij për shqiptarët në Maqedoni, të cilët janë element shtetformues dhe jo minoritet, sikurse tentojnë t’i përcaktojnë në Kushtetutë disa autoritete shtetërore. Cana 35-vjeçar shfaqet me një bluzë të zezë veshur, në të cilën është shqiponja e bardhë e stampuar, që i përshtatet fjalës “Illyrian”, dy referenca të qarta kombëtariste.

Erdhi perkrahja edhe nga Lorik Cana pë vëllezërit ne Maqedoni, është shembulli më tipik se si duhet atdheu, si…

Gepostet von Don't you 20% me am Dienstag, 6. November 2018