Lëvizja Popullore për Maqedoninë” ndan me popullin shqetësimin e vazhdimit të privilegjeve parlamentare ndërsa me buxhetin për vitin 2018, edhe njëher konfirmohet nevoja për pranimin e iniciativës së LPM që nga viti 2009 për heqjen e privilegjeve të deputetëve.

Kujtojmë se deputetët pas përfundimit të mandatit të tyre ose nëse shkarkohen, marrin apanazh 12 muaj. Që ironia të jetë më e madhe, apanazh marrin edhe zyrtarët e shkarkuar për shkak të punës joprofesionale dhe zyrtarë të dënuar.
Gjithashtu, kujtojmë se deputetët me dorëzimin e faturave të rrejshme rrugore marrin çdo vit rreth 25,000 euro kompensim për shpenzimet e përdorimit të makinës.
Prandaj, ne riafirmojmë iniciativën tonë legjislative nga viti 2009 dhe i bëjmë thirrje kryetarit të parlamentit që urgjentisht ta vendosë në rend dite iniciativën e LPM për të shfuqizuar privilegjet jo popullore ndërsa deputetët si gjithë qytetarët të përdorin autobusin, gjegjësisht transportin publik deri në vendin e punës.