LSDM-ja e akuzoi VMRO-në opozitare se qëndron pas protestave, që u organizuan kundër propozim- ligjit të ri për arsim. Këtë sipas tyre e kanë bërë me qëllim që të mbrohen interesat e biznesit të dikujt dhe miliona marrëveshje. “VMRO e udhëhequr nga Hristijan Mickoski vazhdon me veprim destruktiv kundër reformave në arsim, në dëm të qytetarëve”, thanë ata në komunikatën me shkrim dërguar mediave. Ata thonë se VMRO – DPMNE nuk shqetësohet as për nxënësit, as për sistemin arsimor, pë rata janë me rëndëi vetëm interesat partiake dhe të biznesit. “Partia e Mickoskit organizon protesta dhe mundohet të manipuloj prindërit dhe mësuesit që ti mbroj marrëveshjet ekskluzive milionëshe me një grup të caktuar botuesish”, tha më tej LSDM-ja. Ata e arsyetojnë ligjin e ri duke thënë se do të ketë libra të ri, bashkëkohorë dhe të qasshme për nxënësit, ndërsa digjitalizimi i materialeve didatktike do të thotë vetëm përparim të mësimdhënies.