Partia OBRM-PDUKM përmes një komunikate ka theksuar se LSDM e ka privatizuar shtetin, përcjell Fol.

Vendimi i qeverisë për lirimin e eksportit doganor të litiumit elektrik-akumulatorëve jon është me porosi dhe shërben për nevojat e biznesit të Koço Angjushev.

Sipas komunikatës, kompania e Angjushev është e vetmja e cila shfrytëzon akumulatorë të këtij tipi dhe se ky është vendim për pasurimin e një grupi të njerëzve të LSD-së që kanë marrë pushtetin me dhunë.

‘Është skandaloze që qeveria në vend që të punojë për qytetarët, punon për zmadhimin e fitimit të Koço Angjushev. Qeveria e LSD është vënë tërësisht në dispozicion të biznes klaneve të afërt me qeverinë, të cilët thithin dhe denarin e fundit nga populli për rritjen e përfitimit të tyre”, thonë nga OBMR-PDUKM. /Fol/