LSDM-ja është duke bërë festë të madhe në komunën e Haraçinës, shkruan gazeta Lajm.

Kjo pasi kandidatja e kësaj partie, Milikije Halimi, duket se do ta sigurojë fitoren qysh në raundin e parë.

Ajo pritet të zgjedhet kryetare e komunës.

Në Haraçinë, kandidatë kanë pasur edhe BDI, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët