Përmes një kumtese dërguar mediave e vendit, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) konsideron se amandamentet e VMRO-DPMNE-së ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve janë vetëm për të bllokuar punimet e Kuvendit.

Sipas tyre, Ligji për gjuhët është pranuar nga kjo parti politike, ndërsa Hristijan Mickoski synon ndarje dhe bllokime, duke vazhduar politikat e Gruevskit, dhe duke vepruar në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe konceptit të një shoqërie për të gjithë.

“Duke vazhduar politikat e dëmshme të Nikolla Gruevskit, Hristijan Mickoski promovon ndasi dhe bllokada me çka vazhdon të punojë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe kundër konceptit një shoqëri për të gjithë”, kanë thënë në LSDM.

LSDM-ja konsideron se me këtë rast VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski tregojnë patriotizëm të rrejshëm.