LSDM-ja dorëzoi nismën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit

LSDM-ja sot edhe zyrtarisht dorëzoi nismën për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Sipas Oliver Spasovskit nga kjo parti, hapi i parë do të jetë zgjedhja e kreut të Kuvendit.
 

Spasovski madje tha se ky hap do të largoj edhe argumentin e siç u shpreh ai të pakuptimtë të Ivanovit rreth dhënies së mandatit për formimin qeverisë, kreut të LSDM-së Zoran Zaev.

“Sot dorëzuan iniciativë konkrete në Kuvendin e RM-së. Të mos ketë më tej dilema rreth shumicës parlamentare, këtu sot dorëzuam 67 firma të deputetëve e dhe përkundër asaj që rregullorja nuk kërkon një gjë të tillë që të vazhdoj seanca konstituive. Presim që Trajko Veljanoski menjëherë të thërras seancën konstituive të Kuvendit të RM-së. Kështu që të filloj të punoj Kuvendi i RM-së si institucion shumë i rëndësishme në interes të shtetit. Hapi i parë do të jetë zgjedhja e kreut të Kuvendit. Hapi i parë i kreut të Kuvendit që do ta largoj edhe argumentin e fundit të pakuptimtë të Iavnoivit i cili e ka për obligim që ti jap mandatin kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev për të formuar qeverinë e ardhshme”, deklaroi Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së.