LSDM-ja ka përgatitur dokument prej 72 faqeve me të cilat e ka pranuar plotësisht platformën e partive shqiptare dhe detajisht ka propozuar ligj të ri për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, shkruan Top Channel duke u thirrur në burimet zyrtare të LSDM-së.
 

Zaev ka pranuar kushtet e partive shqiptare dhe ka prezantuar ligj të ri për zbatimin e dygjuhësisë në Maqedoni. Disa burime tjera thonë se ky dokument është diskutuar sonte në takimin mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, por pas përfundimit të këtij takimi Teuta Arifi nga BDI dhe Arben Taravari nga LR-PDSH, mohuan së është biseduar në lidhje me këto dokumente.

Zbatimi i dygjuhësisë ishte njëra nga kushtet, për të cilën dështuan bisedimet mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së.