LSDM-ja propozon Oliver Spasovskin për kreun e ri të Parlamentit

“LSDM-ja ka vendosur të propozojë Oliver Spasovskin si kreun e ri të parlamentit të Maqedonisë, por që ky post mund t’i jepet ndonjërës nga partive shqiptare”, shkruan “Dnevnik”.

Plani i LSDM për seancën e sotme në koordinim me ish kryeparlamentarin Veljanovski, është që sekretari i përgjthshëm i LSDM Oliver Spasovski do jetë propozim për kryeparlamentar i cili ditën e zgjedhjes së qeverisë së re do të dorëhiqet.

Burime brenda LSDM-së theksojnë se në këtë mënyrë Zaev do të sigurojë se gjithë 67 deputetët të cilët i kanë dhënë nënshkrimet do e votojnë qeverinë e re e pasiqë të votohet plani i tyre është që Spasovski të kalojë në pozitën e ministrit të brendshëm derisa pozita e kryeparlamentarit do i kalojë BDI-së.

Sot në ora 12:00 në parlament pritet të mbahet koordinim mes partive politike që të formohet komisioni për zgjedhje dhe emërime si bazë për vazhdimin e seancës konstituive për zgjedhje të kryeparlamentarit.