LSDM ka porositur edhe njëherë MVRO-DPMNE-në që në mënyrë të qetë të dorëzojë pushtetin dhe të bëhet opozitë kontriuktive. Në kumtesë për mediar nga partia e Zaevit thonë se edhe presidenti Gjorge Ivanov është i njoftuar për shumicën parlamentare dhe nuk guxon të shkelë kushtetutën.

“Po realizohet vullneti qytetar, do të formohet Qeveria e re, VMRO –DOMNE të distancohet nga provokimet e Gruevskti. Në periudhën që vijon është e rëndësisë së posaçme të mundësohet transfer i qetë i pushtetit dhe formimi i Qeverisë së re reformatore. Ky është interesi kryesor i qytetarëve dhe shtetit. Kjo është e nevojshme si për perspektivën euroatlantike të shtetit ashtu edhe qytetarët, pa dallim të përkatësisë së tyre politike etnike çfardo përkatësie tjetër”, shkruan LSDM në kumtesën e saj.

Socialdemoktatët thonë se “udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së me në krye Nikolla Gruevskin janë politikanë të tejkaluar dhe të konsumuar të cilët kujdesen vetëm për interesat e tyre kriminele. Nga partia e Zaevit nënvizojnë se nuk është rrezikuar unitariteti i shtetit dhe se Qytetarët e dinë, e lexojnë Programin e qeverisë së re reformatore.