1Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dje i ka bërë thirrje Kryeparlamentarit Xhaferi që të konvokoj mbledhje të Kuvendit për të diskutuar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme,kjo nismë tani më ka marrë mbështetje edhe nga grupi parlamentarë i LSDM të cilët kanë filkuar me mbledhjen e nënshkrimeve për konvokim të seancës parlamentare.

Sipas Kushtetutës seancë mundë të kërkojnë së paku 20 deputet,me propozim të Qeverisë oseme propozim të Prezidentit të shtetit.
Aleanca për Shqiptarët dje gjithashtu bëri të ditur se ka inicuar procedurë deri te gjykata kushtetuese për vlersim të kushtetutshmërisë së vendimit për shpallje të gjendjes së jashtzakonshme nga ana e Prezidentit të Shtetit Stevo Pendarovski.

Nga BDI ende nuk janë prononcuar për çështjen në fjalë,kurse VMRO ka thënë se po analiizojnë propozimin.

Për vendosjen e gjëndjes së jashtzakonshme nevijiten shumicë e dyfishtë nga numri i përgjithshëm i deputetëve të Kuvendit.