Nëpërmjet një njoftimi thuhet se “Mickoski dhe OBRM-PDUKM i shkelin masat për mbrojtje, dhe i pengojnë të gjitha përpjekjet për parandalimin e pandemisë”.

“Mickoski nuk harroi për të infektuarit nga coronavirusi dhe familjet e tyre kur shkoi në restorant dhe në fitnes dhe i shkelte masat. OBRM-PDUKM nuk mendonte për punonjësit shëndetësor, të cilët janë të parët në luftën kundër virusit, kur u organizua ngjarje në të cilën nuk mbahen maska dhe nuk mbahet distanca”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Mickoski nuk ka menduar për pasojat kur Velo Markovski ka shpërndarë teori konspirative për coronavirusin dhe as kur Naqe Çulev i inkurajonte qytetarët që t’i shkelin masat për mbrojtjes duke thënë se policia nuk do t’i dënojë.

“Mickoski është rreziku më i madh për qytetarët. Vetëm Mickoski dhe partia e tij i gëzohen viktimave, vdekjeve”, thonë nga LSDM.