Fushata parazgjedhore ka filluar të bëhet me agresive mes dy kandidateve për Kryetar Shteti të RVM atij të LSDM-së, Stevo Pendarovskit dhe asaj te VMRO-DPMNE-së, Gordana Silijanovskës.

Dy shtabet e dy kandidatëve kanë filluar me fushatë negative ndaj njëri tjetrit, duke ua kujtuar të kaluarën e hidhur të dy subjekteve politike.
I tillë ishte edhe spoti parazgjedhor i LSDM-së, ku kishin bërë nje montazh të fjalimit të Siljanovskës me ca figura të ish lidershipit të VMRO-së, me korrupcionin, aferat korruptive por edhe me përdorimin e dhunës ndaj aktivistëve të revolucionit sharaman dhe rastin e 27 Prillit.

Për një moment në një sekuencë televizive shihet edhe Lideri i ASH-së, Ziadin Sela duke u tërhequr zvarrë shkallëve të Kuvendit, nga dhunuesit e tij? Shtrohet pyetja, a abuzon LSDM-ja me këtë moment i cili nga pamja nuk lejohet të emitohet edhe për moshat 18 vjet për mos të shfaqur trauma tek spektatorët e vegjël!?

A mendon LSDM-ja me këtë moment do trokas në ndërgjegjen e shqiptarëve për ta votuar Pendarovskin?! Sigurisht që jo. Sepse kjo Qeveri e LSDM-së, amnestoi dhunuesit deputetët të ngjarjes së 27 Prillit. Sepse nuk ju mor mandatati Ish Kryeparlamentarit dhe Kryeorganizatorit të 27 prillit, Trajko Veljanoskit. Është e vështirë LSDM me trupin e përgjakur të Ziadin Selës ti manipulojë shqiptarët, sepse sot Feta Alimi gjendet i burgosur, njeriu më besnik që shpëtoi jetën Ziadin Selës.

LSDM pa fije turpi mundohet të manipulojë me ndjenjat e Shqiptarëve me spotin televiziv ku duket Ziadin Sela, paramendoni cfar Ironie, dhe cinizmi ti fitosh vota në emër të sakrificës dhe gjakut të tjetër kujt, aq me tepër kur vetë Ziadin Sela, në asnjë spot parazgjedhor të Partise së tij në ciklet zgjedhore, për çështje modestie nuk e ka vënë pjesën ku dukej i gjakosur dhe ku tërhiqej zvarrë./fol.mk