LSDM sot përmes një deklarate e ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se shumica parlamentare prej 67 deputetëve, e zgjedhur në zgjedhje të besueshme , do të zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit.

Ndërsa pastaj edhe qeverinë e re reformuese, e cila siç thonë nga LSDM-ja do të ndodhë shumë shpejt sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve.

 

“Ekziston shumicë legjitime e formuar parlamentare, e cila është pushtet në shtet, prapa së cilës qëndrojnë të paktën 700.000 qytetarë, të cilët kanë zgjedhur ndryshime në regjim. Kjo shumicë ka detyrim ta zbatojë vullnetin qytetar”, theksojnë nga LSDM, njofton Alsat-M.

Sipas partisë së Zaevit, qytetarët më 11 dhjetor të vitit 2016 i kanë zgjedhur ndryshimet, ndërsa VMRO-DPMNE është opozitë e duhet të mundësojë transferim të qetë të pushtetit, ka porositur edhe bashkësia ndërkombëtare.