Me rebalansin e buxhetit Qeveria e udhëhequr nga LSDM i shkurtoi mjetet financiare për reprezentacionet e parashikuara, drekat e luksit dhe udhëtimet zyrtare të funksionerëve, reklamat milionëshe dhe kampanjat e shtrejta për reklamimin e Qeverisë, si dhe shpenzime tjera joproduktive të projektuara në buxhetin e vitit 2017 nga qeverisja e kaluar dëmtuese e VMRO-DPMNE-së.

Në këtë mënyrë direkt u liruan paratë me të cilat shteti do t’i ndihmojë firmat të paguajnë pagë minimale prej 12.000 denarëve njejtë për të gjithë punëtorët, duke përfshirë edhe punëtorët e industrisë së tekstilit dhe lëkurës.

Rritja e pagës minimale në 12.000 denarë për të gjithë të punësuarit të cilët marrin pagë minimale, direkt ndikon në hapjen e spirales për rritje të përgjithshme të pagave, që në perspektivë do të thotë edhe rritje të pagës mesatare.

Hapin e parë drejt këtij qëllimi, Qeveria e udhëhequr nga LSDM e bëri me rebalansin e buxhetit e cili siguroi 6 milion euro ndihmë financiare për firmat, deri në fund të vitit, që te mund të paguajnë pagë minimale më të lartë prej 12.000 denarëve për punëtorët e tyre.

Pritjet janë që rritja e pagës minimale do të ndikojë edhe në rritjen e shpenzimeve vetanake të familjeve që pozitivisht do ndikonte edhe në punën e bizneseve dhe ekonomisë.

Qytetarët e shohim dallimin, përderisa VMRO-DPMNE shpërndan frikë dhe shqetësim përmes lajmeve të rreme dhe jo-ekzistuese, LSDM përmes Qeverisë që e udhëheq siguron kushte për paga më të larta dhe standard më kualitativ për jetë për të gjithë qytetarët.