LSDM-ja sot njoftoi se janë hequr të gjitha pengesat dhe se së shpejt do të miratohet ligj për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi vendore të shtetit, në opinion të njohur si “ligji për të falimentuarit”.

Kjo, theksoi partia është edhe një masë kryesore nga programi parazgjedhor i LSDM-së dhe nga Programi i Qeverisë së re.

Sipas LSDM-së, me vendim ligjor do të përfshihen rreth 3.000 punonjës të falimentuar që do të marrin kompensim mujor prej 7.596 denarësh për çka janë siguruar para përmes ribalancit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.