https://youtu.be/P7h9a3R9RKM?t=2

LSDM do të garojë në më shumë se 65 komuna në zgjedhjet lokale, përfshirë këtu edhe ato shqiptare. Kandidatin e parë potencial e shpalosi vet kryeministri. Për Haraçinën, Milikije Alimi, sipas kryeministrit, është personi më serioz që të jetë kandidat i LSDM-së për këtë komunë.

“Mendoj që jemi në fund me bisedimet me partnerët e koalicionit të cilët janë standard me ne në koalicion, por po flasim edhe me parti që nuk janë me ne në koalicion. Unë shpresoj që fronti i koalicionit do të rritet, dhe jam i bindur se ajo do të ndodhë, në përputhje me bisedimet që po i bëjmë në bazë të konceptit, programit dhe ardhmërisë së shtetit”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Zaev tha që do të ketë bashkëpunim edhe me partitë shqiptare në disa komuna, kurse pjesë e koalicionit do të jenë edhe partitë që tradicionalisht kanë bashkëpunuar me LSDM-në. Melekije Alimi do të jetë kandidatja e parë femër për komunën e Haraçinës. Ajo është e  vetëdijshme për përgjegjësinë që do ta ketë nëse i fiton zgjedhjet, por beson që me përkrahjen e qeverisë do ti realizojë premtimet që vet kryeministri Zoran Zaev i tha para banorëve të Haraçinës.

“Është përgjegjësi e madhe që të emërohem si kandidate për Haraçinën, edhe përgjegjësi më e madhe është sepse jam femra e parë që po dal në garë për këtë post. Shpresoj se do ta fitoj besimin e bashkëvendasve të mi që të realizojmë projektet që vetë kryeministri i premtoi”, tha Milikije Alimi, kandidate për Komunën e Haraçinës.

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët janë afër marrëveshjes për koalicion. Propozimin e Aleancës që ajo parti që ka pasur më shumë vota në komunën përkatëse gjatë zgjedhjeve parlamentare të dalë me kandidatin e vet, kurse tjetra ta përkrahë, është i pranueshëm për Lëvizjen Besa.

“Në parim, ne si Besa, konstatimi jonë dhe vendimi i fundit i kryesisë ka qenë shumë pro bashkëpunimit dhe kemi thënë që do bëjmë çmos që të arrihet.
00:40- Ka sinjale edhe prej tyre, janë çështje teknike që po bisedohen. Të shohim se si do të përfundojnë”, tha Afrim Gashi, nga Lëvizja BESA.

Burime nga Besa thonë që përveç komunave ku ka pas më shumë vota Aleanca, partia opozitare është e gatshme që ta përkrahë Aleancën edhe për Dibrën, Haraçinën dhe Bogovinën. E vetme në këto zgjedhje do të garojë Partia Demokratike Shqiptare.

“Në princip, vetëm me Besën kemi biseduar. Nuk bisedojmë me partitë shqiptare që janë në qeverisje. Nuk kemi marrëveshje fatkeqësisht një kohë të gjatë, është e qartë, e kam thënë publikisht se nuk kemi marrëveshje”, tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Asgjë konkrete nuk ka në BDI. Kryetari i partisë, Ali Ahmeti, thotë se po analizon opinion e votuesve.

“Tani për tani akoma nuk ka diçka për të cilën duhet të njoftohet opinioni. Jemi duke biseduar, jemi duke u angazhuar për afrimin e qëndrimeve dhe të strategjive”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Ahmeti nuk hedh poshtë mundësinë për koalicion me partitë shqiptare, por thotë që secila parti i sheh interesat e veta. Kanë ngelur edhe pesëmbëdhjetë ditë deri te momenti i fundit kur partitë politike duhet të dalin me lista të plota të kandidaturave, ndërsa deri më sot, asnjëra nga partitë nuk ka zbuluar të gjithë emrat me të cilët do të masin forcat në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.