Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka shlyer një borxh ndaj Deutsche Bank në shumën prej 77.3 milionë euro, ndërsa borxhi publik është ulur për 31.400.000 euro, krahasuar me tremujorin e parë. Në të njëjtën kohë, është kthyer edhe TVSH-ja për të gjitha kompanitë, pa kërcënime dhe selektime, ashtu siç ka bërë VMRO-DPMNE dhe mbi këtë bazë, në qershor dhe korrik janë paguar 3.9 miliardë denarë për ekonominë, e cila është rreth 70% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thuhet në deklaratën e lëshuar për mediat e vendit nga partia qeverisëse, LSDM.

“Të dështuara dhe të kota janë përpjekjet e VMRO-DPMNE-së që përmes lajmeve të rreme dhe fakteve të fshehura të fitojë disa pikë politike. Atë që VMRO-DPMNE në konferencat e tyre për shtyp dhe në deklaratat e saj po i numëron vetëm huamarrjet e Qeverisë së re, nuk mund që ta fsheh faktin se Maqedonia në këta dy muajt e fundit ka arritur që ta zvogëlojë borxhin publik, për herë të parë që nga 2008.

Përveç borxhit në tregun e brendshëm dhe kthimit të kredive të huaja, paratë nga huazimet e brendshme, shfrytëzohen edhe për imlementimin e masave që sjellin kualitet jetese për të gjithë. Ndryshe nga sjellja shkatëruese e VMRO-DPMNE-së, kur paratë nga borxhet e pakontrolluara dhe të shtrenjta, janë shfrytëzuar për tenderë kriminal, për barok dhe monumente, sot, mjetet po shfrytëzohen për zgjidhjen e statusit të punëtorëve të falimentuar, për pagë minimale më të lartë dhe për mdihmë më të madhe për ndërmarrjet vendore”, thuhet në deklaratën e lëshuar për mediat e vendit nga LSDM-ja.