Një video e publikuar në Youtube shfaq forcat kurde duke i bombarduar tanket ushtarake të Turqisë në Afrin të Sirisë.

Sipas agjensisë së lajmeve “ANF”, tanket janë qëlluar në zonën e një fshati të kurdëve në distriktin e Bilbilit të qytetit Afrin të Sirisë në mëngjesin e së dielës.Videoja është publikuar në Youtube nga Forcat Mbrojtëse të Kurdistanit, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.Gjatë një dite të vetme, luftëtarët kurdë kanë shkatërruar pesë tanke turke në zonën e Afrinit, sipas “ANF”.

Dy tanket u goditën në fshatin Diqmetash dhe dy në afërsi të qytetit të Tel-Rifat. Në këto zona janë duke u bërë një luftë e ashpër midis kurdëve dhe ushtrisë kurde.

Komanda kurde ka raportuar për katër ushtarë turkë të vrarë dhe 10 guerilas pro-turkë./Periskopi/