Romelu Lukaku e pa pyetur Federatën Angleze të Futbollit se a do ishte e mundur një ndeshje e yjeve në Ligën Premier, të ngjashme me atë në NBA.

Ajo e NBA-së luhet çdo herë në muajin shkurt, ku pjesëmarrës janë lojtarët më të mirë në ligë, të cilët zgjidhen me anë të votave.

Romelu Lukaku në momentin e shënimit të golit ndaj Chelsea në Old Trafford (Foto: Getty Images)

Belgu këtë ide ia ka sugjeruar kampionatit elitar anglez pas një postimi në Twitter:

“Ja një ide për ju djema. NBA ka ndeshjen e yjeve, a nuk mendoni djema se edhe ne duhet të bëjmë një në Ligën Premier? Veriu kundër jugut! Dhe tifozët votojë. Si mendoni?”, ka shkruar Lukakun duke etiketuar faqen zyrtare të Ligës Premier dhe atë të federatës.

E gjitha kjo menjëherë është pëlqyer nga tifozët, por se a do i bëhet realitet kjo dëshirë Lukakut mbetet të shihet.

Deri më tani belgu ka 13 gola në PL në 27 paraqitje, por ka arritur të dhurojë edhe shtatë asistime.

Ai ka edhe katër gola në Ligën e Kampionëve dhe katër të tjerë në FA Cup. /Telegrafi/