Lupço Nikollovski i Janevskit do të garojë kundër Lupço Nikollovskit të Zaevit (DOKUMENT)

Partia Social Demokratike e Maqedonisë (PSDM) e Branko Janevskit, në njësinë zgjedhore numër 3, ka propozuar bartës liste me emër dhe mbiemër të njëjtë me atë të Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM) të Zoran Zaevit.

Lupço Nikollovski i PSDM-së nga Shtipi është vendosur si bartës liste i kësaj partie, pasi paraprakisht LSDM-ja ka emëruar si bartës liste të saj, Lupço Nikollovskin nga Kriva Pallanka.

PSDM, është parti e cila në opinion është e njohur si parti e cila nuk kryen aktivitete politike, megjithatë gjatë kohës së zgjedhjeve, dorëzon lista me kandidatë, të cilët kanë emra dhe mbiemra të ngjashëm, ose të njëjtë si në këtë rast, me listën e LSDM-së.

E njëjta ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara kur partia në fjalë nxori kandidatë me emrat, Rada Sheqerova (ngjashëm me Radmilla Sheqerinskën e LSDM-së), Jani Makris (ngjashëm me Jani Makradulin e LSDM-së), Petre Petrov (ngjashëm me Petre Shilegovin e LSDM-së) etj. 

e2