Një tragjedi e rëndë ka tronditur të hënën Kumanovën dhe fshatrat e Likovës, pasi një djalosh 20 vjeçar nga fshati Orizare (Likovë) ka marrë lëndime të rënda. Deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi në fshatin Çerkez të Kumanovës, ai ka rënë dhe ka marrë lëndime  të rënda, njofton policia, shkruan Gazeta Lajm.

Ndihma e parë i është dhënë në spitalin e Kumanovës, kurse më pas është transferuar në Klinikën e Shkupit. Bashkëfshatarët e tij nga Orizarja thonë se bëhet fjalë për djalosh shembullor, dhe punëtor i dalluar në fshat. Në vendin e ngjarjes hetime ka zhvilluar policia.