Majk Tajson ndau një moment të shkurtër të kampit të tij stërvitor me Francis Ngannou përpara ndeshjes së yllit të UFC me Tajson Fjuri, sfidë që do të zhvillohet më 28 tetor në Arabinë Saudite.

Ngannou, ish-kampion bote në UIFC në peshën e rëndë, do të bëjë debutimin e tij në boks pasi mbylli kontratën e tij me MMA në qershor.

Para sfidës me Fury, ai ka kërkuar ndihmën e një prej boksierëve më të mëdhenj të peshave të rënda të të gjitha kohërave, Majk Tajson, që do të jetë në këndin e tij.