Përmes një statusi në Twitter, ish kryeministri dhe tashmë deputet i PS, Pandeli Majko ka shkruar se gjuha shqipe tashmë është gjuhë zyrtare në Maqedoni.

 

“Në Maqedoni pranohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare.

Ky është akti më i rëndësishëm pas Marrëveshjes së Ohrit”, shkruan kështu Majko në profilin e tij në Tuitter derisa aludon në marrëveshjen e fundit që pritet të arrihet për qeverinë e re.