Dy këmbësorë janë lënduar në Strugë gjatë goditjes së një automjeti motorik “opel vektra” me targa strugane, kumtoi sot SPB Ohër.

Sipas informacionit më 5 mars të këtij viti rreth orës 17:00 në rrugën “Proletarski Brigadi” automjeti i drejtuar nga L.S.(49) nga Struga, ka goditur te këmbësorët A.D.(18) dhe L.I.(18) të dy nga fshati strugan Radolishte.

“Nga goditja ata u lënduar dhe janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Pas ndihmës së dhënë A.D. është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm, ndërsa L.I. është dërguar për shërim shtëpiak, sqaroi zëdhënësi i SPB-së Ohër Stefan Dimovski.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit policor Strugë.