Në udhëkryqin  “Ilinden” në rrugën rajonale Tetovë-Bërvenicë, dje rreth orës 18 e 20 minuta ka ndodhur aksident ku janë të përfshirë: një biçikletë me një motor ndihmës “Honda” me targa zvicerane, pa leje dhe pa dokumentacion e ka drejtuar L.R. 34-vjeçar nga Reçica e Vogël, dhe makina “Honda”, po ashtu me targa të Zvicrës i drejtuar nga B.I 34-vjeçar nga Poroj.

Shoferi i biçikletës me një motor ndihmes, me një tjetër automjet është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore, u lirua nga spitali.

Policia ka inspektuar vendin e ngjarejs për të ndriçuar shkakun e aksidentit dhe detaje të tjera.