Dje rreth orës 16 në rrugën lokale që lidh fshatrat e Tetovës e Trebosh dhe Palaticë, në qendër të Treboshit, ka ndodhur një aksident në të cilin një automjet “Opel Corsa” me targa të Tetovës, drejtuar nga 18-vjeçaro H.J nga Tetova ka goditut një tetë vjeçar (këmbësor) nga ky fshat, transmeton FOL.

Fëmija I lënduar me një tjetër automjet është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku u është dhënë kujdes mjekësor, dhe për shkak të incizimeve të tjera në kokë është dërguar klinikat e Shkupit, njofton SPB-Tetovë.

Në vendin e ngjatjes është kryer inspektimi, dhe po punohet për të përcaktuar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.