Maqedonia deri në vitin 2020 do të ndalojë që qymyrguri të përdoret si mjet për ngrohje, këtë e theksoi zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, i cili merr pjesë në Konferencën klimatike botërore në Bon.

“Dy të tretat e ndotjes në Shkup është rezultat i ngrohjes së shtëpive dhe shfrytëzimin e materieve jo përkatëse dhe për këtë kjo është prioritet i Qeverisë për zgjidhje”, deklaroi Makraduli për Dojçe vele në gjuhën maqedonase.

Disa të dhëna, siç kumtoi, tregojnë se madje 100 familje në territorin e Komunës Qendër në Shkup ngrohen me qymyrgur, ndërsa shumë shtëpi ngrohen me dru jo cilësor por edhe me material tjetër të dëmshëm.

Makraduli thotë se thithim ajër të njëjtë edhe të gjithë jemi të interesuar për uljen e ndotjes, që mund të zgjidhet me qasje integruese dhe me aktivitete në të gjitha fushat paralelisht dhe me masa në afat të gjatë, por të cilat duhet menjëherë të fillojnë të realizohen.

I përmendi masat që janë paraparë, afatshkurtra dhe afatgjata dhe pret ata pjesërisht ta ulin ndotjen. Theksoi se duhet të punohet në transportin publik në Shkup veçanërisht për transportin privat dhe taksi dhe se prioritet është pjesa e ngrohjes së shtëpive.

Paralajmëroi se javën e ardhshme fillojnë aktivitetet për stacionin e filtrimit në Shkup në Vardar, për ç’farë theksoi se bëjnë shumë probleme ndërtimet në lumenjtë. Gjithashtu theksoi se vitin e ardhshëm prioritet janë aktivitetet edhe për zgjidhjen e problemit me lindanin në Ohis.