Ligji për shpalljen e Malit Sharr si park nacional parasheh edhe aktivitete shtesë që duhet ndërmerren nga institucionet e vendit. Do të formohet institucion “Parku Nacional” i cili do të menaxhojë aktivitetet për mbrojtjen e tij.

Parku do të mbrohet me roje.

“Pasi Kuvendi të miratojë ligjin, Qeveria do të duhet të formojë institucion “Parku Nacional” brenda 3 muajsh për të cilin mjetet do të sigurohen nga buxheti shtetëror. Gjithashtu, do të krijohet shërbim roje për të zbatuar mbrojtjen”, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, transmeton TV21.

Parashihet edhe përpilimi i planit të menaxhimit, i cili do t’i definojë edhe aktivitetet të cilat duhet të miratohen brenda një viti nga miratimi i ligjit. Për këtë, siç tha Nuredini tashmë janë siguruar fonde dhe ekspertë ndërkombëtar./TV21

30 fshatra përfshihen në zonën e mbrojtur të Malit Sharr si park nacional, tha Nuredini

Për një vit do të shkëputen të gjitha koncesionet në Malin Sharr