Për Nikolla Gruevskin edhe një ditë të shpëtojë nga burgu, ju vazhdoni ta bllokoni Kuvendin, kurse për atë qytetarët ende paguajnë tarifë radiodifuzive, qytetarët ende paguajnë rrymë të shtrenjtë, tha Damjan Mançevski, deputet i LSDM-së, në seancën kuvendore e cila vazhdon ende.

Mançevski shtoi se kërkesa për shtet bi-nacional është kërkesë e Gruevskit përmes kërkesës së parimit për koalicionim fituesi me fituesin.

Duke komentuar mbi rritjen e numrit të qytetarëve të cilët protestojnë rreth një muaj në shumë qytete, Mançevski tha se protestat, duke ironizuar, do të zgjerohen edhe në dy vende tjera, edhe atë Idrizovë dhe Shutkë.