E shtunë, 4 Maj, 2024
Ballina Sport Manchester konfirmon largimin e Ibrahimoviq

Manchester konfirmon largimin e Ibrahimoviq

Zllatan Ibrahimoviq është larguar nga skuadra angleze Manchester United dhe karrierën do ta vazhdojë në LA Galaxy.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i futbollit në faqen e tij të internetit.

Ibrahimoviq (36) erdhi si lojtar i lirë nga PSG në vitin 2016 dhe nuk luajti për United pas lëndimit serioz kundër Barnley, më 26 dhjetor.

Ai për Manchester ka luajtur 53 ndeshje dhe ka shënuar 29 gola.