Në Kuvendin e Maqedonisë është drejtuar për fjalë edhe deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski i cili ka bërë thirrje që të qetësohen tensionet në Kuvend.

”Shoh se jeni shumë të nervozuar. Hajde të punojmë për Maqedoninë. Të qetësohemi për Maqedoninë dhe qytetarët tonë. Ju të gjithë jeni njerëz të mirë. Më shfrytëzoni mua si urë komunikimi në mes jush. Unë jam qytetar shqiptar i Maqedonisë, jam rritur i maqedonizuar dhe dua që kjo përvojë e imja është që të ju bashkojë në punë që të nxjerrim rezultate të mira për ne dhe për ju, për qytetarët e vendit.” tha Manojllovski.