Për të gjitha dëmet prej vitit 2016 deri në vitin 2018, përfshirë vërshimet në Haraçinë, si dhe bujqit nga Prespa, do të paguhen pesë milionë euro, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Sipas Nikollovskit, në mbledhjen e fundit qeveritare, të martën, u miratua raporti zgjedhor i cili përfshin 29 komuna dhe u konstatuan 10 për qind për dëmshpërblim.

“Shuma e dëmit që do të paguhet është 300 milionë denarë. Në mbledhjen e ardhshme Ministria e Financave është e obliguar t’i përgatisë vendimet për pagesë dhe paratë të transferohen tek komunat, ndërsa prej atje, aplikuesve të cilët kanë pasur dëme. Në këtë raport përmbledhës është përfshirë edhe Komuna e Resnjës. Besoj se mjetet do të paguhen në afat sa më të shpejtë. Gjithçka nevojitej, Qeveria e bëri”, theksoi ministri.

Ai përkujtoi se për dëmshpërblimin është dashur të ndryshohen dy ligje për bujqit dhe për mbrojtje dhe shpëtim, pas çka ishte miratuar metodologjia e re, ndërsa është formuar edhe komision i ri shtetëror.