Kryetari i Komisionit komunal zgjedhor të komunës Kisella Voda dje në polici ka denoncuar se një anëtar i komisionit zgjedhor ka shkelur rregullat zgjedhore gjatë votimit të një personi të pamundur.

Ai ka denoncuar se dje, rreth orës 11 në rrugën “Jabllanica” te një person i moshuar që ka realizuar të drejtën e votës nga shtëpia e tij në prani të Komisionit zgjedhor në përbërje të kryetarit dhe tre anëtarëve, pasi që personi ka votuar, një anëtar i komisionit ka fotografuar fletëvotimin e tij./Telegrafi/