Tetë persona kanë humbur betejën me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq nga 3 mijë e 285 testime të kryera, janë regjistruar 419 raste të reja.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 218 mijë e 194 raste, prej të cilëve 204 mijë e 685 janë shëruar, kurse 7 mijë e 688 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht vendi numëron 5 mijë e 821 raste aktive me COVID-19