Gjykata Penale në Shkup i miratoi ankesat e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe caktoi masë paraburgim prej 30 ditësh edhe për dy persona tjerë në lidhje me ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

“Këshilli penal pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup, duke vepruar pas ankesës së PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, solli vendim me të cilën miraton ankesat e prokurorisë dhe vendimet e gjykatësit të procesit paraprak i riorientoi në mënyrë që hynë në fuqi propozimi i prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit, dhe të dyshuarve B.D. dhe V.J. u cakton masë paraburgimi prej 30 ditësh”, thuhet në kumtesë.

Për të akuzuarit tjerë të përfshirë në propozimin e njejtë të PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për të cilët gjykatësi në procesin paraprak caktoi masë paraburgim, Këshilli penal i vërtetoi vendimet.