Komunikacioni po zhvillohet në rrugë të thata, informuan nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Në drejtimin rrugor Veles-Katllanovë, në rreth rrotullimin Katllanovë që sot do të kryhen aktivitete pune (ndriçim). Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë përmes rreth rrotullimit Manastir është normalizuar për qarkullim. Në pjesën e shembjes së dheut do të kryhen punë ndërtimore dhe për atë qëllim do të mbyllet njëra korsi në gjatësi prej 200 metrave. Për atë qëllim, komunikacioni do të zhvillohet nëpër një korsi, për çka është vendosur sinjalizimi ndriçues (semaforë) që do ta rregullojnë komunikacionin, theksojnë nga LAMM.
Rekomandojnë vizitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, psoaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Dellçevë, Vinicë-berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Dmeir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Dmeir Hisar dhe Resnjë -Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.